e-prokurimi

Vizualizimi i të dhënave të prokurimit të komunave të Kosovës



Vizualizimi i të dhënave të prokurimit

Deri tani kemi vizualizuar këto të dhëna në bazë të shpërndarjes, buxhetit, prokurimit, dhe përfituesve. Vizualizime të cilat na ndihmojnëtë shohim se në qka po investon komuna, kush janë përfituesit dhe cilët janë përfituesit më të mëdhenj, prejardhja e parave të shpenzuara etj .


Lokalizo tenderët fitues

Dëshironi të shihni se ku kanë shkuar paratë e komunës suaj. Harta është një pjesë e kësaj uebfaqe që ju ndihmon të shihni se nga kanë shkuar tenderët e komunave duke i lokalizuar këto kompani në bazë të lokacionit të tyre në hartën e Kosovës.


Analizo dhe krahaso

Mund të krahasoni dhe analizoni të dhënat ndërmjet komunave të ndryshme. Krahasimi bëhet në bazë të vlerave të ndryshme p.sh. Sa është dallimi i shpenzimeve ndërmjet komunave në bazë të muajve, vlerës së parashikuar apo vlerës së kontraktuar etj.


Detektimi i "Red Flags"

Ju mund të shihni tenderët të cilët plotesojnë kushtet që të jenë të selektuar si tenderë me dyshime apo "Red Flags." Red Flags janë rregullat të cilat i ka vendosur Banka Botërore për të detektuar tenderët të cilët janë të dyshimtë, pra për qdo tender që është i dyshimtë llogaritet se ka një "Red Flag" si indikacion.