E-prokurimi është një platformë e zhvilluar nga të rinjtë e cila vizualizon të dhënat e prokurimit nga bashkia lokale dhe zbulon automatikisht parregullsitë përmes një algoritmi.

Open Data Kosovo ka punuar me komunat për mbledhjen dhe vizualizimin e të dhënave të prokurimit të tyre në platformën e e-prokurimit. Një element kyç i kësaj platforme është algoritmi "red flags" që zbulon automatikisht parregullsitë në proceset e prokurimit.
Platforma u krijua përmes një sërë punëtorive që jo vetëm i trajnonin të rinjtë lokal se si të përpunonin dhe të vizualizonin të dhënat në fjalë, por u mësoi atyre se si t'i merrnin të dhënat në radhë të parë përmes kërkesave të Lirisë së Informacionit (Freedom of Information- FOI).
Përmes trajnimeve, të rinjtë e angazhuar përvetësuan shkathtësi të përpunimit të të dhënave që i lejonin ata të kontribuonin drejt përpjekjeve të transparencës qeveritare në komunat e tyre.

Ky projekt u mundësua duke i'u falenderuar një bashkëpunimi në mes komunitetit teknologjik lokal, përkrahësve të të dhënave të hapura, Open Data Kosovo (ODK), Canada Fund for Local Initiatives (CFLI) dhe UNDP/SDC me projektin e saj Support to Anti-Corruption Efforts in Kosovo (SAEK).